Rama mohon lajmin e taksimit të biznesit të vogël: Mori dhenë, nuk do të ndryshojë deri në vitin 2029

Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lajmeve se do të rriten taksat për biznesin e vogël, duke e mohuar një gjë të tillë.

Me anë të një postimi në “Twitter”, Rama tha se taksimi për këto biznese nuk do të ndryshojnë deri në vitin 2029.

Postimi i Ramës:

“Një LAJM I RREMË ka marrë dhenë: Rama do të taksojë biznesin e vogël! Ne jemi partia që e bëri Shqipërinë të vetmin vend në Europë me taksë zero e me TVSH zero për Biznesin e Vogël dhe kjo (e kemi thënë) nuk do të ndryshojë deri në vitin 2029!Të tjerat janë tutkunërira mediatike!”