Betejë me armë zjarri, një i vrarë dhe dy të plagosur në Vushtri të Kosovës (Pamje)

Shpërndaje

Një person ka mbetur i vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur pasditen e sotme në Vushtrri të Kosovës, si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Lidhur me rastin janë arrestuar dy persona dhe është sekuestruar arma e krimit. Lajmin e ka konfirmuar Avni Zahiti, zëdhënës në policinë rajonale të Mitrovicës.

“Rreth orës 15:50, është raportuar se në kryqzimin e rrugëve ” Mehmet Konjuhi” dhe “Rifat Galica” nga arma e zjarrit ka humbur jetën një person ndërsa dy persona tjerë kanë mbetur të plagosur..Lidhur me rastin janë arrestuar dy persona të dyshuar si dhe është konfiskuar një armë. Hetimet e mëtejme po vazhdojnë nga njësite përkatëse policore”, tha Avni Zahiti, zëdhënës në policinë rajonale të Mitrovicës.

***************

Njëri nga të plagosurit në Vushtrri në gjendje të rëndë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vushtrri ku një person mbeti i vrarë dhe dy të tjerë u plagosën.

Të dy të plagosurit janë duke u trajtuar më Emegjencë në Prishtinë.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar drejtori i Emergjencës, Naser Syla.

Sipas tij, njëri nga të plagosurit është në gjendje shumë të rëndë ndërsa gjendja e personit tjetër edhe stabile.