Saint Etienne bie nga liga, tifozët futen në fushë dhe sulmojnë lojtarët dhe stafin e ekipit të tyre (Video)

Shpërndaje

Skuadra e Saint Etienne ka rënë nga Superliga e Francës pasi humbi në ndeshjen e barazhit ndaj Auxerre përmes penalltive. Mirëpo, tifozët e skuadrës pas takimit kanë hyrë në stadium dhe kanë filluar të sulmojnë futbollistët me mjete piroteknike, transmeton albazone media.

E pabesueshme ajo çfarë ka ndodhur në Francë pasi në momentin kur ka përfunduar ndeshja, tifozët e Saint Etienne kanë hyrë në fushë dhe kanë filluar të vrapojnë drejt lojtarëve për t’i sulmuar ata.

Në videot e publikuara në rrjetet sociale shihet lojtarët të cilët janë duke shkuar drejt zhveshtoreve, por në atë moment tifozët ‘shpërthejnë’ dhe hynë brenda fushës.