Shqipëria do përfitojë 105 mln franga zviceriane

Shpërndaje

Granti nga programi i bashkëpunimit zviceran në Shqipëri

Për tre vite rresht, Shqipëria do të përfitojë 105 milionë franga zvicerane në formë grantesh nga Zvicra.

Programi u bë publik në një aktivitet, ku merrnin pjesë Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, ambasadori i Zvicrës në Tiranë, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, si dhe përfaqësues të qeverisë.

Ministrja e financave tha se programi ka rëndësi të veçantë për zhvillimin e qëndrueshëm të Shqipërisë, zbatimin e reformave si dhe për progresin e Shqipërisë në arritjen dhe përmbushjen e standardeve dhe vlerave evropiane.