Shqipëria nesër merr presidencën e Këshillit të Sigurimit

Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama u takua me sekretarin e përgjithshëm të OKB, Antonio Guterres.

Shqipëria nesër merr presidencën e Këshillit të Sigurimit. Kryeministri Edi Rama në SHBA u takua me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres.

Kryeministri Rama u shpreh se është krenar për Shqipërinë që nesër merr presidencën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për herë të parë në histori dhe përtej çdo imagjinate vetëm deri pak viteve më parë.

Postimi nga Kryeministri RAMA:

📍New York, Kombet e Bashkuara – #KrenarPërShqipërinë🇦🇱 që nesër merr presidencën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për herën e parë në histori dhe përtej çdo imagjinate të vetëm deri pak viteve më parë😍
*Me Sekretarin e Përgjithshëm për programin e përparësitë e presidencës shqiptare të KS të OKB🇦🇱🤝🇺🇳
#TëBashkuarJoTëNdarë🫶
#ShqipëriaEArdhmjaJonë☀️🇦🇱
#SkaKohëPërPushim🏃‍♀️🏃🏻‍♂️