Taravari vazhdon vizitën në SHBA, pritet në takim nga zyrtarët e qytetit të Dallasit
Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari vazhdon vizitë zyrtare në Shtet e Bashkuara të Amerikës. Ai gjatë ditës së sotme së bashku me kryetarin e Këshillit, Valbon Limani është takuar me zyrtarë të lartë të qytetit të Dallasit.
Në takim u bisedua për iniciativa për bashkëpunim në mes të Komunës së Gostivarit dhe Qytetit të Dallasit.
“Së bashku me kryetarin e Këshillit, Valbon Limani, të nderuar që sot u pritëm në takim nga përfaqësues të qytetit të Dallasit në SHBA. Me ftesë të Zyrës për marrëdhënie ndërkombetare të qytetit të Dallasit, u pritëm nga znj. Beth Huddleston – këshilltare e Kryetarit të Qytetit të Dallasit, z. Eric Johnson. Në takim u bisedua për iniciativa për bashkëpunim në mes të Komunës së Gostivarit dhe Qytetit të Dallasit. Nikoqires, znj. Huddleston i dhurova një pllaketë me simbolin e qytetit tonë, ndërkohë që pata mundësi të marr pjesë edhe në një seancë të Këshillit të Qytetit të Dallasit. Gjatë takimit u dakorduam që me këtë qytet 1.4 milionë banorësh, Gostivari të lidhë bashkëpunim kontraktim të jashtëm/outsourcing, në fushën e IT-së dhe shërbimeve”, ka shkruar Taravari në faqen Facebook.
Delegacioni nga komuna e Gostivarit drejtuar nga Taravari pritet që të qendrojnë në SHBA deri në fund të kësaj jave. Paraprakisht ata kishin takime të shumta me diasporën shqiptare atje dhe biznismen të cilët janë ftuar të investojnë në Gostivar.