Zelensky mirëpret ndihmën nga SHBA-ja

Shpërndaje

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky përshëndeti paketën e ndihmës finnanciare nga SHBA.

Në një postim në “Twitter”, ai e quajti miratimin e Senatit të rritjes prej 40 milionë dollarësh “një kontribut të rëndësishëm për rivendosjen e paqes dhe sigurisë në Ukrainë, Evropë dhe botë”, transmeton rtv21.tv..

Shefi i shtabit, Andriy Yermak, tha se paketa do të ndihmonte në sigurimin e humbjes së Rusisë nga Ukraina, duke shtuar “Ne po ecim drejt fitores me besim dhe strategjik. Falenderojmë aleatët tanë”.

Senati i Shteteve të Bashkuara të Amerikës sot ka miratuar afro 40 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën – paketa më e madhe e ndihmës që nga nisja e luftës së Rusisë.