Zgjedhjet e PS-së në 61 bashki/ Rama: Kemi një opozitë që nuk të sfidon e motivon, Tirana sfidë e jashtëzakonshme

Shpërndaje

Kanë startuar zgjedhjet e reja në strukturat e Partisë Socialiste dhe kryeministri Edi Rama ka folur sot në takimin e Këshillit koordinues të qarkut Tiranë, ku u shpreh se PS-ja duhet të bëjë të pamundurën për tu përmirësuar dhe për të rregulluar gabimet e së shkuarës.

Rama u shpreh gjithashtu se në zgjedhjet vendore të 2023 kanë përballë një opozitë që nuk i sfidon e motivon dhe ftoi të gjithë anëtarët e këshillëve bashkiakë të përfshihen në proces pasi është e domosdoshme.

“Në radhë të parë kjo është çështje besimi dhe na takon neve ta ndërtojmë këtë proces të jemi serioz, të mos bëjmë asgjë nga çka ka ndodhur në të shkuarën ku i është mbyllur dera njërit për ët nxjerrë një kandidat që ka marrë mbështetje në një rreth të mbyllur të quajtur asamble socialiste. Këto procese na kanë lënë pa lidership në nivelin vendor në PS. Duke qenë jeta e lidhur me interest dhe duke pasur mudnësinë që të ndikojnë kryetarët e bashkive përmes forcës së autoritetit, është krijuar një situatë ku ata që mund të jenë të talentuar mund ta mrrin përsipër. Ne e kemi të domosdosjme që ta bëjmë, është puna jonë këtu, e gjithë atyre që janë përfaqësues partish në nivel qarku. Vitin e ardhëm kemi zgjedhjet vendore dhe koha kalon shumë shpejt, u bë e zakonshme që ne të kemi në dorë gjëra të jashtëzakonshme por ndodhin dhe ne do të përballemi si tërmeti pandemia e tani lufta që nuk dihet si do të shkojë. Ndërkohë zgjedhjet përsëri janë aty dhe duhet ti fitojmë dhe sigurisht që për ti fituat na duhet ët përsërisim gjithçka kemi bërë deri më tani dhe të shkojmë edhe më tej. Të ripërtërihemi e të përmirësohemi, të korigjohemi e të bëjmë me sukses çlirimin nga energjitë negative. Jemi në kushtet që kemi në opozitë që nuk të sfidon e të motivon për të shkuar në këtë drejtim. Duhet ta bëjmë vetë. Gjërat që nuk kanë shkuar siç duhet mund të shkojnë në një problem shumë të madh. Tirana është sfidë e jashtëzakonshme për 1001 arsye e probleme të jetës së përditshme. Ne na duhet që edhe për këtë arsye, kudo të kemi një parti që të shtojnë kapacitetin komunikues të PS-së në territory. PS-ja është e pazëvëndësueshme në aspektin organizativ. E fundit që kam është domosdoshmëria e përfshirjes në këtë proces, jo vetëm deputetët, por duhet të përfshihen me territotore të caktuara edhe anëtarët e këshillëve bashkiakë. Besoj se është gjëja e duhur por nuk mjafton.”