E nxjerr Gjirokastrën dhe Tepelenën në det, Rama publikon pamjet (Video)
Aksi më i ri që do t’i shtohet infrastrukturës rrugore në zonën e Jugut të Shqipërisë do të jetë i shumëpërfoluri Kardhiq-Delvinë.Kryeministri Edi Rama prej javësh i ka bërë jehonë faktit që kjo rrugë e nisur prej vitesh nga qeveria shqiptare do të jetë plotësisht e aksesueshme duke nisur nga muaji korrik.Dhe për të treguar se punimet janë afër fundit, shefi i qeverisë ka publikuar sot në Facebook pamje që tregojnë se aksi Kardhiq-Delvinë është pothuajse gati, për të shkurtuar distancën e lëvizjes drejt brigjeve të Jonit.
“MIRËMËNGJES, dhe me këto pamje thuajse finale, fare pak ditë para se të hapet për të gjitha automjetet, rruga e re kombëtare Kardhiq-Delvinë e deri në Sarandë, ju uroj një të diel të qetë”, shkruan kryeministri.