Edi Rama viziton familjen e Hashim Thaçit (Video)

Shpërndaje

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë vizitës në Kosovë ka vizituar prindërit e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Aty është takuar me familjarët e Thaçit, por edhe me kryetarin e Skenderajt, Fadil Nura dhe nënkryetarin Sami Lushtaku.

Rama në familjen Thaçi u prit nga djali i ish-presidentit Hashim Thaçit, Endriti.

I pari i Shqipërisë gjatë kësaj vizite pranoi një dhuratë, flamurin kombëtar kuq e zi.