Elvana e Dhurata shfaqen si binjake në skenat e klipit nga bashkëpunimi i tyre i parë

Shpërndaje

Artistet e njohura shqiptare Elvana Gjata dhe Dhurata Dora po sjellin bashkëpunimin e parë bashkë.

Dyshja së fundi zbuluan se kënga do të jetë e realizuar edhe me videoklip.

Ka qenë Elvana ajo që e ka postuar një video në profilin e saj të Instagramit ku janë shfaqur dy këngëtaret duke paralajmëruar fansat të përgatiten për surprizën që po sjellin.

Të dy artistet janë shfaqur të veshura pothuajse njësoj me veshje, po ashtu edhe flokë dhe grimin duken si binjake.