Kronikë e zezëMaqedoni

I riu nga Tetova shkoi në Mal të Zi për të punuar dhe nuk u kthye (VIDEO)

Shpërndaje

Ministra e Punëve të Jashtme e Maqedonisë e konfirmoi lajmin e publikuar në mediat malazeze se një djalë 22 vjeçar nga Maqedonia e Veriut ka ndërruar jetë në Mal të Zi.

“Ministria e Punëve të Jashtme mori njoftim nga institucionet kompetente të Malit të Zi se një shtetas me iniciale E.H. i lindur në vitin 2000 në Tetovë i është konstatuar vdekja në vendin turistik Utjeha”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut.

Po vijon autopsia me qëllim të zbardhjes së plotë të rastit nga institucionet kompetente malazeze.

Mediat malazeze sot njoftuan se një djalë i ri nga Maqedonia e Veriut është mbytur në plazh në Mal të Zi, gjegjësisht në ujërat mes Tivarit dhe Ulqinit, në plazhin Utjeha.

VIJON OBDUKSIONI PËR 22 VJECARIN, FAMILJA PRET TRUPIN E PAJETË.

Familijarë e miq janë mbledhur për të shprehur ngushëllime familjes Halili nga Tetova. 21 vjeçari Enis Halili dje ishte nisur për të punuar gjatë sezonit të verës në vendin turistik Utjeha të Malit të Zi për të siguruar kafshatën e bukës. Fqiu Bekim Ramadani thotë se informacionet e para janë se rryma e fortë që posedon kjo pjesë e bregdetit ka qenë shkaktare për humbjen e jetës së Enisit, raporton KlanMacedonia.

“Kjo është një ngjarje tepër tronditëse sepse dje u përshëndetëm dhe asnjëherë nuk e pashë Enisin më të buzëqeshur. Dy – tre herë e ktheu kokën u përshëndet dhe ja që ky kishte qenë komunikimi I fundit me të. Kjo është jeta! Jeta e një të riu tetovar I cili kërkon jetë më të mirë, një të ardhme më të mirë dhe gjithmonë thoshte “do shkoj atje”, “do punoj këtu”, “do të përpiqem” e “do bëjë cmos që kët kem një jetë më të mirë” – thotë Bekim Ramadani, fqiu i viktimës.

Prindërit e tij jane nisur për në Mal të Zi për të marrë kufomën, por pritet që të përfundojnë procedurat e domosdoshme nga autoritetet e Podgoricës.Informacionet e para flasin se nuk ka pasur shenja dhune në trupin e tij.

“Nga ora 14.00 – 15.00 kanë mbërritur atje, këtë e kuptuam nga mamaja e Enisit, janë vendosur në dhomë dhe pronari, pasi do të nisnin punën nga sot më 19 Qershor, u thotë që mund ta kaloni ditën duke shëtitur duke u njohur me qytetin por mund të bëni edhe plazh. Në ujë është futur dike nga ora 17.00 dhe sipas të gjitha gjasave dhe nga ajo që lexoj nga portalet e Malit të Zi, ka pasur rryma të fuqishme në ujë dhe është mbytur. Pastaj pronari lamërohet tek prindërit dhe u thotë se I kanë humbur kontaktet, kurse ekipet e shpëtimit diku nga ora 19.00 arrijnë ta gjejnë dhe ta nxjerrin trupin e pajetë” – tha Bekim Ramadani.

Ndërsa Ministria e Punëve të Jashtme informon se për momentin po bëhët obduksioni dhe në rrjedha është zbardhja e plotë e rastit.

Ministria e Punëve të Jashtme nga institucionet kompetente të Malit të Zi është informuar se është konstatuar vdekja e shtetasit tonë (E.H., i lindur në vitin 2000 në Tetovë), në vendin turistik Utjeha. Në rrjedhë është obduksioni, me qëllim zbardhjen e plotë të rastit nga institucionet malazezase.

Enisi dje në orët e paraditës është nisur nga Tetova për në Ulqin. Kafenë e mëngjesit e ka pirë në lokalin ku ka punuar disa vite. Të gjithë që e njohin janë tronditur nga ky lajm, kurse familjes së tij pandërprerë po I arrijnë mesazhe ngushëllimi. /KlanMacedonia/