“Jetesë në Maqedoni me çmime të Zvicrës”! Qytetarët e tregtarët të pakënaqur me gjendjen aktuale

Shpërndaje

“Kjo është punë kriminaliteti, se në këtë ekonomi është ekonomia e mafies”, tha një qytetarë.

Me çmimet aktuale të ushqimeve, rrymës dhe karburanteve, qytetarët thonë se rroga duhet të jetë 1000 euro që të mund ta kalojnë muajin. Sa i takon energjisë elektrike kërkojnë që çmimit të ngelet në një kategori, ndërsa tek nafta të hiqet 18% i TVSH-së. E për produktet ushqimore bazë thonë se janë me çmime si në Gjermani e Zvicër.

“-Nuk janë të përballueshme, se më një rrogë 200 dhe 300 euro nuk përballohen, isha unë më herët në treg të gjelbër, domatet ishin 1 euro e gjysmë, ndërsa 1 euro janë në Zvicër dhe në Gjermani, ekonominë e Gjermanisë e përballojmë ne këtu.

Gazetarja: Si mendoni se ja dalin personat që marrin rrogë minimale ose që janë me të ardhura sociale?

-Vetëm Zoti e di si ja dalin, sepse këtu për të dalë mirë me ekonominë duhet të kesh së paku 1000 euro rrogë”

Еве ги симптомите за присуство на наслаги во крвните садови …
“Nuk janë të përballueshme, shkaku se me të vërtetë janë çmime të larta por fajin duhet ta kërkojmë diku ku është, shteti si shtet duhet të interesohet bujqësinë ta zhvillojë, ta ndërtojë, ta ngre, të mos blejmë nga jashtë ne jemi bërë treg i huaj, u bëmë të huajve treg, që të shesin ata tek ne, domate, speca. Duet të mbillen luledielli vaji është shtrenjtë, faji është pak edhe tek popullata edhe tek ata që nuk i rregullojë punët”.

Përveç qytetarëve, ankohen edhe shitësit. Thonë se mallin e blejnë shtrenjtë, ndërsa e shesin me fitim shumë të ulët, kjo vetëm e vetëm që të mos i humbin klientët dhe të mos u prishen frutat dhe perimet që i kanë për shitje.

“Nuk kanë faj qytetarët, kush nuk do të dërgoj diçka në shtëpi, mirëpo nuk arrijnë muaji muajin, nuk mund ta rrinë me shtrenjtimin e të gjithë gjërave dhe nuk e dijë se si jetojnë populli edhe ne këtu po luftojmë për kafshatën e bukës mirëpo nuk ja dalim nga muaji në muaj”, tha një shitës.

“Qytetarët edhe dalin, edhe më pak dalin por sërish. Do të bëhet më mirë, patjetër të bëhet më mirë, nuk ka shpëtim tjetër, patjetër të bëhet më mirë, Zoti do të mendojë për popullin”, shtoi një shitës tjetër.

Çmimet e qumështit, miellit, vajit dhe produkteve e tjera ushqimore janë rritur, pas skadimit të masës së Qeverisë për blerje pa TVSH. Një litër qumësht është mbi 65 denarë, një litër vaj varion deri në 160 denarë, ndërsa një thes miell kap vlerën e 1200 denarëve.