Liderët e Europës në Kiev mbështesim një zëri kandidaturën e Ukrainës për tu anëtarësuar në BE
Liderët e Gjermanisë, Francës, Rumanisë dhe Italisë theksuan mbështetjen e tyre për anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian.
Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp nga Kievi, Presidenti francez Emmanuel Macron tha se udhëheqësit duan që Ukraina të fitojë statusin e kandidatit “të menjëhershëm” për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian, shkruan BBC.
Macron ka premtuar gjithashtu se Franca do t’i dorëzojë Ukrainës gjashtë armë shtesë me rreze të gjatë veprimi Cezar, ndërsa ajo përpiqet të luftojë pushtimin rus.
Gjithashtu kryeministri i Italisë Mario Draghi ripohoi mbështetjen e tij që Ukraina t’i bashkohet familjes së madhe të Bashkimit Evropian.
Ai tha se Italia dëshiron që Ukraina të ketë statusin e kandidatit në BE dhe do ta mbështesë këtë pozicion në takimin e Këshillit Evropian, i cili pritet të zhvillohet javën e ardhshme.
“Populli ukrainas mbron çdo ditë vlerat e demokracisë dhe lirisë që mbështesin projektin evropian, projektin tonë,” shtoi ai.
“Ne nuk mund ta vonojmë këtë proces”, tha kryeministri italian.
Pas vizitës së kryeministrit të vendit tonë Edi Rama dhe atij të Malit të Zi Dritan Abazoviç, sot Ukrainën e vizituan kryeministri italian, rumun, kancelari gjerman dhe presidenti francez.