Qeveria e Kosovës: Me hapa të shpejt drejt fillimit të ndërtimit të rrugës Prizren – Tetovë

Shpërndaje

Ministri Liburn Aliu njofton se ka filluar procesi për shpronësimin e pronave ku pritet të kalon rruga që do të lidh Prizrenin me Tetovën, transmeton albazone.mk.

Postimi i plotë:
Me hapa të shpejt drejt fillimit të ndërtimit të rrugës Prizren – Tetovë
Në mbledhjen e sotshme të Qeverisë, miratuam vendimin e parë për shpronësimin e parcelave për realizimin e Projektit të rrugës Prizren – Tetovë.
Kjo rrugë lidhë dy autostrada ndërkombëtare të cilat kalojnë në dy anët e maleve të Sharrit – respektivisht lidhet auto ruta europiane E65 në Maqedoninë e Veriut me auto rutën E80 në Kosovë.
Lidhja e këtyre dy rrugëve në pikën më të afërt mes tyre, përveç se i ofron dy qytetet dhe dy shtetet tona, ajo mundëson hapjen e një korridori të ri rrugor që ka impakt në rajonin e gjerë të Ballkanit.
Ky vendim i hapë rrugë inicimit të proceduravë për shpalljen e njoftimit për tenderimin e kësaj rruge, e që do të bëhet shumë shpejt.