MPJ bullgare: Të gatshëm për ta miratuar konferencën e parë ndërqeveritare menjëherë pasi të nënshkruhet protokolli
Kuvendi solli vendim për mbështetjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. NE nuk kemi dhënë kërkesa të reja për Shkupin dhe jemi të gatshëm ta miratojmë konferencën e parë ndërqeveritare menjëherë pasi miqtë tanë nga Maqedonia e Veriut do ta nënshkruajnë protokollin, siç biseduan edhe ministrat e punëve të jashtme, ka shkruar Ministria bullgare e Punëve të Jashtme në Tuiter.
Asambleja popullore e Bullgarisë sot e miratoi propozimin francez për Maqedoninë e Veriut. “Për” votuan 170 deputetë, 37 ishin “kundër”, ndërsa 21 “abstenime”.
“Parlamenti bullgar sot solli vendim historik me të cilin jepet dritë jeshile për propozimin francez për aderimin e Maqedonisë së Veriut në BE”, ka shkruar kryeministri i Bullgarisë në dorëheqje Kiril Petkov në Fejsbuk.
Sipas vendimit të miratuar, Parlamenti i jep të drejtë Qeverisë në dorëheqje të Petkovit për t’i miratuar kornizën negociuese dhe konkludimet e propozuara nga kryesimi francez me Këshillin e BE-së për zgjidhjen e marrëdhënieve midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, nëse janë realizuar disa kushte.