VMRO-ja kërkon dorëheqjen e Kovaçevskit: Dëmtoi pozitën negociuese

Shpërndaje

Opozita këmbëngul në dorëheqjet e kryeministrit, zëvendëskryeministrit për Çështje Evropiane, dhe ministrit të jashtëm. VMRO-DPMNE-ja vlerëson se vetoja bullgare është pasojë e diplomacisë së dobët që ka Shkupi gjë që sipas opozitës ka rrënuar pozicionet shtatore për afat të gjatë kohor.

Për momentin nuk planifikohet nismë për interpelenacë kundër Bujar Osmanit dhe Bojan Mariçiqit.

“Për momentin ajo që kërkojmë është dorëheqje dhe përgjegjësi nga Osmani, Mariçiq dhe Kovaçevski. E shohim se si përfundojnë nismat për interpelancë, ju përkujtoj në nismën kundër kreut të Kuvendit. Sigurisht që për një vendim të tillë do të duhet të mblidhen organet e partisë dhe të vendosin si tutje”, tha Dragan Kovaçki, deputet i VMRO-DPMNE-së.