Pendarovski: Shpresoj që javën e ardhshme liderët e BE-së do ta përmbushin premtimin ndaj Maqedonisë së Veriut

Shpërndaje

Presidenti Stevo Pendarovski tha se shpreson që javën e ardhshme Maqedonia e Veriut do të merr datë për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian.

“Unë sinqerisht shpresoj që javën e ardhshme në Bruksel, liderët e Bashkimit Evropian më në fund do ta përmbushin premtimin e tyre nga marsi vitit 2020, kur Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme vendosi unanimisht për fillimin e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut sa më shpejt të jetë e mundur”, deklaroi mes tjerash Pendarovski.