MaqedoniTop Lajme

Petkov porosit Kovaçevskin që të jetë i guximshëm: E di se rreziku nga rrëzimi i qeverisë së Maqedonisë së Veriut është i madh

Shpërndaje

Problemi kryesor politik tani është që kthesa në Bullgarinë ia vështirëson jetën e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut i cili është kundër kompromisit të Francës, për të cilin shumë nga maqedonasit do të pohonin se i përmban kërkesat e Bullgarisë në format të BE-së, shkruan Politiko.

Kryeministri bullgar në largim, Kiril Petkov në këtë intervistë tha se homologu i tij maqedonas Dimitar Kovaçevski duhet të demonstrojë guxim dhe ta përkrahë marrëveshjen. E di se rreziku nga rrëzimi i qeverisë është i madh, tha Petkov duke shtuar se Kovaçevski si politikan duhet të vendosë se cili është qëllimi i tij në këtë pozitë. Nëse është që të jetë i qëndrueshëm ose, siç thotë, ta udhëheqë kombin dhe të bëjë një hap përpara.