MaqedoniTop Lajme

Presidenti Pendarovski në Samitin e NATO-s në Madrid

Shpërndaje

Presidenti Stevo Pendarovski, prej sot është për vizitë treditore në Madrid, Mbretëria e Bashkuar, ku do të marrë pjesë dhe do ta kryesojë delegacionin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Samitin e NATO-s. Në përbërjen e delegacionit shtetëror janë ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska dhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

Sipas agjendës, sot presidenti Pendarovski, i shoqëruar nga bashkëshortja Elizabeta Gjorgievska do të marrë pjesë në darkën solemne, e cila në nder të liderëve të vendeve-anëtare të NATO-s, pjesëmarrës në Samit e organizon mbreti i Spanjës, Felipe i Gjashtë dhe bashkëshortja e tij Leticia.

Presidenti Pendarovski siç kumtoi kabineti i tij, nesër dhe pasnesër do të marrë pjesë në takimet e Këshillit Veriatlantik, që mbahet në nivel të shefave të shteteve dhe qeverive.Advertisements

Pendarovski nesër në shoqërinë e bashkëshortes, do të marrë pjesë në darkën joformale transatlantike në nivel të shefave të shteteve dhe qeverive, të cilën e organizon kryetari i Qeverisë së Spanjës, Pedro Sançez.

Në kuadër të pjesëmarrjes në Samitin e NATO-s, është paraparë që Pendarovski të ketë shumë takime bilaterale.

Në Samitin e NATO-s në Madrid do të adresohen sfida urgjente të sigurisë të ditës së sotme dhe të ardhme. Takimet e liderëve të Këshillit Veriatlantik është paraparë të fokusohen në miratimin e Konceptit të ri strategjik, avancimin e kapaciteteve mbrojtëse, ndarjen e barrës dhe furnizim me resurse, mbështetje për Ukrainën dhe partneritetet tjera.