Rama publikon shifrat: Shqipëria ka rritjen më të ulët në inflacionit në rajon

Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama ka publikuar shifrat e rritjes së inflacionit gjatë muajit prill, në Shqipëri dhe vendet e rajonit.

Në një postim në rrjetin social “Facebook”, ai shkruan se Shqipëria ka rritjen më të ulët të inflacionit në rajon dhe kjo si pasojë e vendimit të qeverisë për të mos rritur çmimin e energjisë për familjarët dhe bizneset e vogla.

“Mbulimi 100% nga qeveria i rritjes së çmimit të energjisë elektrike për familjarët dhe bizneset e vogla dhe rritja e prodhimit vendas, kanë bërë që rritja e inflacionit në Shqipëri të jetë më e ulëta në rajon! Këto janë të dhëna të muajit prill”, shkruan Rama.