Reagon Gërvalla pas akuzave se nuk e përmendi UÇK-në: E vërteta gjithmonë e mund gënjeshtrën (Video)

Shpërndaje

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka rishpërndarë në llogarinë e saj në Facebook videon ku flet për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës në Këshillin e Sigurimit.

Gjatë fjalës së saj në Këshillin e Sigurimit, Gërvalla tha se është shumë krenare që përfaqëson një shtet si Kosova, për të cilin ushtarë trima, burra e gra, pjesëtarë të UÇK-së, kanë mbrojtur popullin e vet, shtëpitë e veta, vendin e tyre.

“Kontributi im në një debat të përsëritur dhe tendencioz. E vërteta gjithmonë e mund gënjeshtrën, sado e zëshme të jetë kjo e fundit”, ka shkruar ministrja Gërvalla, si përgjigje për ata që e kritikuan.

Ky postim vjen pak ditë pasi ministrja bëri një shkrim në Facebook për “Ditën e Çlirimit”, përmes të cilit falënderoi NATO-n dhe KFOR-in, por jo edhe UÇK-në.

Kaq u desh, që ky postim të shpërndahet në rrjete sociale dhe të ketë reagime në skenën politike.