Riarmatimi i BE-së – rruga e gjatë drejt një politike të përbashkët të mbrojtjes
Shkruan: Korab Blakaj
Pas dekadash paqeje dhe përparimi, sulmi rus ndaj Ukrainës i ka shtyer bombat deri në kufijtë e BE-së. Kjo e ka ndryshuar Bashkimin Evropian përgjithmonë.
E themeluar si një projekt paqeje, BE-ja madje mori çmimin Nobel për Paqen në vitin 2012. Por tani, dhjetë vjet më vonë, ajo është e detyruar të bëhet një fuqi ushtarake. Si do ta trajtojë ajo këtë kontradiktë? Ky hulumtim modest tregon se vendet anëtare të BE-së kanë kohë që eksperimentojnë me programe të përbashkëta armatimi dhe misione ushtarake – rezultatet janë të dyshimta.
BE-ja dhe vendet e saj anëtare duan të investojnë qindra miliarda euro në ushtrinë dhe mbrojtjen evropiane në vitet e ardhshme. A do ta bëjnë vërtet Unionin më të sigurt këto para?
A u shërbejnë miliardat vetëm kompanive të armatimit apo po armatoset vërtet BE-ja kundër kërcënimit të ri? Çfarë po ndodh konkretisht në institucionet e shteteve të BE-së dhe ushtrisë?
I kam “hetuar”këto pyetje për muaj të tërë, duke vlerësuar dokumentet dhe të dhënat dhe paraqitjet mediale të njerëzve ekonomistë, menaxherë të pasurive, ekspertë ushtarakë, diplomatë, prodhues të armëve, refugjatë dhe politikanë evropianë dhe ndërkombëtarë.
Hulumtimi tregon se politika ushtarake evropiane shërben kryesisht për të financuar zgjerimin e industrisë ushtarake evropiane.
BE-ja dëshiron të përdorë mekanizma të rinj për të promovuar bashkëpunimin në armatim. Për këtë qëllim, ajo themeloi Fondin Evropian të Mbrojtjes. Pesë kompanitë kryesore që marrin pjesën më të madhe të parave publike janë Airbus, Leonardo, Dassault, Thales dhe Indra Sistemas. Ato i përkasin disa vendeve evropiane: Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Spanjës. Këta gjigantë armatimi janë të lidhur ngushtë me qeveritë shtetërore dhe madje edhe me konkurrentët e tyre. Sepse përveç shteteve, fondet amerikane mbajnë shumë aksione edhe në prodhuesit evropianë të armëve. Dhe jo vetëm kaq: Ata gjithashtu zotërojnë aksione në konkurrentët amerikanë. Sipas ekonomistëve, kjo çon në më pak konkurrencë.
Projekti më i madh dhe më i shtrenjtë i bashkëpunimit evropian të armatimit është droni i përbashkët luftarak, Eurodrone. Projekti është aktualisht në “fazën e kërkimit dhe projektimit”. Arma e sulmit me telekomandë thuhet se kushton 355 milionë euro për sistem i përbërë nga tre drone dhe një stacion tokësor, dy herë më shumë se produkti i krahasueshëm nga konkurrenca amerikane, e cila ka një epërsi prej shumë vitesh në prodhimin serik. Kjo mund të arrihet vetëm nëse vendet e BE-së bashkohen. Por kjo është shumë e pasigurt për momentin. Deri më tani, vetëm katër vendet prodhuese kanë garantuar kontraktualisht blerjen e Eurodronit.Të paktën pesë qeveri, duke përfshirë Holandën, Belgjikën dhe Irlandën, kanë vendosur tashmë kundër tij.
Katër të tjera nuk donin të angazhoheshin ende, përfshirë Finlandën dhe Danimarkën. Të gjithë të tjerët skanë dhënë përgjigje.
Por kush e kontrollon se çfarë ndodh kur qeveritë kombëtare e kthejnë BE-në në një fuqi ushtarake? Parlamenti Evropian nuk ka asnjë rol në përdorimin e miliardave në armatim.
“Ne, Parlamenti Europian, jemi përjashtuar qëllimisht nga këto vendime”, kritikon deputetja gjermane e të Gjelbërve në Parlamentin e BE-së, Hannah Neumann. “Shumica ndodh në fshehtësi, pas dyerve të mbyllura.”
Në marrëdhëniet me Rusinë, shtetet e BE-së demonstrojnë unitet. Por vetë shtetet anëtare po nxisin një tjetër konflikt ushtarak në kufirin e BE-së.
Greqia dhe Turqia kanë qenë në mosmarrëveshje për sovranitetin mbi ujërat e Egjeut për dekada. Dy vjet më parë, të dy vendet shmangën ngushtë një betejë detare kur Turqia, nën mbrojtjen e anijeve luftarake, kërkoi gaz natyror në brigjet e ishullit grek të Rodosit dhe grekët, nga ana tjetër, vendosën marinën e tyre. Megjithatë, kjo nuk i pengon eksportuesit e armëve nga Gjermania dhe Franca që të armatosin dy vendet kundër njëri-tjetrit sa më mirë që të munden. Vetëm që nga viti 2004, gjermanët i kanë shitur qeverisë turke anije luftarake dhe pjesë këmbimi me vlerë 1.5 miliardë euro. Franca, nga ana tjetër, u shiti grekëve tre fregata me vlerë tre miliardë vetëm vitin e kaluar.
Edhe jashtë BE-së, shtetet ndonjëherë veprojnë në mënyrë të sikletshme. Vitin e kaluar, BE krijoi Steukturen Evropiane të Paqes për të financuar misionet e përbashkëta ushtarake. Në dhjetor, shtetet e BE-së tërhoqën 24 milionë euro nga fondi për të dërguar trajnerë ushtarakë në shtetin afrikan të Malit të përfshirë nga kriza. Vendimi u bazua në një analizë sigurie nga Shërbimi i Veprimit të Jashtëm të BE-së (EEAS), i cili padyshim nuk ishte i kualifikuar për ta bërë këtë. Sepse vetëm pak javë më vonë, junta ushtarake e Malit u kthye kundër patronëve të saj nga Brukseli. Së pari ata tërhoqën të drejtat e fluturimit të Bundeswehr-it, më pas dëbuan ambasadorin francez nga vendi dhe më në fund sollën mercenarë rusë në vend për të luftuar kryengritësit.
“Ne po përpiqemi të ndërtojmë diçka nga asgjëja për të cilën nuk kemi kompetencë,” ankohet një nga diplomatët e përfshirë në një intervistë për mediat gjermane.”Ne do të duhet të përfshijmë aktorë të tjerë që mund ta bëjnë këtë.”
Një “qëllim afatgjatë” i qeverisë gjermane është një ushtri evropiane. Të ashtuquajturat grupe luftarake të BE-së kanë ekzistuar në letër që nga viti 2007. Por forca prej 1500 trupash nuk është vendosur kurrë. Arsyeja për këtë janë konfliktet për financimin dhe mosmarrëveshja midis shteteve anëtare se si dhe kur duhet të ndërhyjë Grupi i Betejës. Pra, trupa mbetet një fantazmë. Kur një reporter lufte donte të vizitonte grupin e betejës në Itali, një përfaqësues ushtarak tha se fillimisht duhej të zbulonte se ;çfarë ishte një grup beteje i BE-së?
Atë që iniciativat e BE-së nuk arritën në vitet e fundit, Presidenti rus Vladimir Putin e arriti brenda disa ditësh me luftën e tij kundër Ukrainës. Shtetet e BE-së po bëjnë presion për një bashkëpunim edhe më të ngushtë ushtarak. Por rruga drejt një politike të përbashkët ushtarake është e gjatë. Mund të duhet edhe më shumë kohë për të krijuar struktura kontrolli transparente dhe demokratike për fuqinë e re ushtarake Evropën.Mund të përshpejtohet edhe me luftën Turko- Greke, daullet e të cilës po dëgjohen!
Pyetja që kërkon përgjigje është; si duhët të konceptohen Strategjitë e Sigurisë Kombëtare të Shqipërisë dhe Kosovës!?