Snopçe: Bullgaria nuk është shkaku i vërtetë i mosmarrjes së datës

Shpërndaje

Halil Snopçe deputet i Aleancës për Shqiptarët, në “Rruga Drejt”, ka thënë se Bullgaria është vetëm një shkas i mosmarrjes së datës, dhe po sipas tij, ky shkas nuk është as i vërtetë për atë, shkruan Alsat.

“Ne disa herë radhazi dështuam të marrim datën për hapjen e negociatave, dhe normalisht që shteti e arsyetoi duke thënë se shkaku është Bullgaria, por ne mendojmë që Bullgaria është vetëm një shkas që nuk është shkaku i vërtetë i mosmarrjes së datës, pasi që ne vazhdojmë të kemi probleme dhe vazhdojmë të mos i realizojmë reformat të cilat na janë përcaktuar”, tha Snopçe.