Sa peshon Ali Ahmeti pas 20 vjetëve në politikë? “S’merrem me atë punë, atë që më ka lanë baba, atë e kam”

Shpërndaje

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti edhe mbrëmë në Click Plus apeloi që të luftohet korrupsioni dhe të hetohen të gjithë, madje duke filluar nga ai. Ahmeti u pyet edhe për pasurinë e tij dhe sa është pasuruar për këto 20 vjet në skenën politike.

–Ka milionerë, janë bërë milionerë, hajde kush janë si janë bërë ata milionerë. Kush kanë qenë dje, kush është sot, nuk jam kundër kësaj. Fillo nga unë.

Por unë me ju e fillova. Ju po thoni nuk e di se sa mund të kem kapital?

-Si thash nuk e di.

S’po jepni shifër sa peshon Ali Ahmeti pas 20 vjetëve?

-Unë s’merrem me atë punë. A që më ka lanë baba, atë e kam.

S’keni bë më shumë vet?

-Shtëpinë vetëm e kam bërë 2002/03. D.m.th. që s’kam qenë kështu i korruptuar në thonjëza.

Por pse të rinjtë po ikin jashtë!? Ahmeti thotë se punë ka edhe në Maqedoni, por rinia po ikë për një jetë dhe standard më të mirë.

“Ata që ikin jo që nuk janë patriotë, por ikin për standardë më të mirë, sepse, e sheh kojshinë por e bën dasmën me 10 mijë 20 mijë 50 mijë euro, ose shëtitë djalin me helikopter për synetim, dhe kur shkon në shpi i hipin në kokë, ja ai i zoti ti i pa zoti, kështu që detyrohet edhe ai të ikë“, tha Ahmeti.

Për projektet e realizuara Ahmeti tha se ato janë me dhjetëra, nga Struga në Likovë si shkolla e salla sportive të ndërtuara.

“Ore fillo që nga Struga deri në Likovë,2-3 salla vetëm unë kam ua kam pre shirtin në Likovë… “, tha Ahmeti.