RajoniTop Lajme

Të hënën mblidhen qeveritë e Shqipërisë e Kosovës, pritet të nënshkruhen disa marrëveshje

Shpërndaje

Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë do të mbajnë mbledhjen e tetë të përbashkët të hënën e ardhshme në Prishtinë.Mes tyre pritet të nënshkruhen disa marrëveshje në fushën e drejtësisë, arsimit, bujqësisë, infrastrukturës, turizmit dhe sigurisë publike.Pavarësisht mospajtimeve me kryeministrin shqiptar Edi Rama, qeveria e Kosovës thotë se mbledhja e përbashkët është dëshmia më e mirë e bashkëpunimit mes vendeve.“Në nëntor të vitit 2021 kemi pasur një mbledhje të përbashkët në Elbasan, në qershor të vitit 2022 po mbajmë një mbledhje në Prishtinë.

Herën e kaluar kemi nënshkruar13 marrëveshje, shumica e tyre kanë gjetur tashmë zbatim. Këtë mbledhje po synojmë të nënshkruajmë edhe disa marrëveshje që synim kanë bashkëpunimin dhe lehtësimin e qytetarëve të dy vendeve. Kjo është dëshmia më e mirë e nivelit të bashkëpunimit, pavarësisht mos pajtimeve për çështje të caktuara”, tha Përparim Kryeziu, zëdhënës i Qeverisë së Kosovës.