Tragjedi në Podujevë, babai vret djalin (Foto)

Shpërndaje

Një vrasje ka ndodhur këtë mbrëmje në Kosovë.

Dyshohet që babai ka vrarë të birin në Peran të Podujevës, për motive që për policinë ende nuk janë të ditura.

“Rreth orës 18:00, është raportuar për të shtëna me armë zjarri në fshatin Peran të komunës së Podujevës. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para, bëhet e ditur se një person, ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga arma zjarrit. Vdekja e viktimës është konstatuar nga ana e mjekëve emergjent”, njofton policia që shton se po kryhen hetimet e nevojshme.

Perditesim

Publikohet fotografia e të riut, që u vra me armë zjarri nga i ati, në fshatin Peran të Podujevës, në Kosovë.

Personi në foto është i riu, i cili qëllua për vdekje nga babai, pas sherrit për pronat.

Ngjarja tragjike ndodhi këtë pasdite, ndërsa policia vijon hetimet.

Lajmin e vrasjes për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci

“Rreth orës 18:00, është raportuar për të shtëna me armë zjarri në fshatin Peran të komunës së Podujevës. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para, bëhet e ditur se një person, ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga arma zjarrit. Vdekja e viktimës është konstatuar nga ana e mjekëve emergjent. Policia ka iniciuar një hetim me synim sqarimin e të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin”, ka deklaruar ai.