Maqedoni

Ziadin Sela, homazhe për ish Presidentin Bujar Nishani

Shpërndaje

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, sot ka marrë pjesë në ceremoninë e homazheve në nder të ish Presidentit Bujar Nishani.

Postimi nga Sela:

Presidentin Bujar Nishani e përcollëm me shumë dhimbje për në banesën e fundit. Me nderimet më të larta dhe me përulje për jetën dhe veprën, përcollëm furneralin e një figure që gjatë do të mbahet mend për urtësinë, pjekurinë, dashurinë për shtetin dhe kombin, si dhe kontributin e tij për shumë procese të rëndësishme edhe përtej kufijve të shtetit shqiptar.

Ngushllime familjes Nishani dhe mbarë popullit shqiptar!