Sela: Korrupsioni vret

Shpërndaje

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela me rastin e Ditës ndërkombëtare kundër korrupsionit në “Facebook” shkroi se korrupsioni vret.

Sipas tij, ky është një fakt i hidhur që fatkeqësisht, siç shkruan Sela, u dëshmua pikërisht në vendin tonë.

“Në Ditën Ndërkombëtare të luftës kundër korrupsionit, duhet të kujtojmë të gjithë çmimin që e paguajmë bashkërisht e më së shumti qytetarët e pafajshëm”, shprehet Sela.

Në fund ai shton se duhet të reflektojmë, të ngrisim zërin dhe të punojmë kundër korrupsionit dhe të korruptuarve për shkak se, siç thotë Sela, ky është akti më i lartë patriotik në ditët e sotme.