Stefan Janev: Nuk ka ndryshim në qëndrimin e Bullgarisë për Maqedoninë e Veriut

Shpërndaje

Nuk ka ndryshim në qëndrimin e Bullgarisë, nuk ka asgjë që opinioni nuk e ka të njohur, ka deklaruar kryeministri i përkohshëm Stefan Janev në përgjigjen e pyetjes së deputetit e partisë “Ka një popull të tillë” në Kuvendin popullor lidhur me negociatat e Republikës së Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në BE.

Janevi ka thënë se dje në takimin e Këshillit të ministrave kanë sjellë qëndrim që javën e ardhshme në Bruksel do të prezantohet para Këshillit për punë të përgjithshme.

“Atë që e shohim- entuziazmin mediatik që kanë treguar liderët e huaj ose mediat e huaja, mendoj se nuk duhet thellësisht t’i komentojmë në Parlamentin bullgar, pasi nga kjo foltore nuk mund t’u themi kolegëve tanë nga qeveritë përkatëse se çka të bëjnë”, ka komentuar Janevi.

Ai ka thënë se pozita e Bullgarisë për Republikën e Maqedonisë së Veriut, por edhe mbarë rajonin e Ballkanit Perëndimor është konstante dhe e pandryshuar.

“Qëndrimi ynë është se jo vetëm Republika e Maqedonisë së Veriut, por edhe Ballkani Perëndimor si rajon e meriton të ardhmen e saj evropiane, ndërsa Bullgaria ndër vite jo vetëm që u prononcua, por ka kontribuar në përgatitjen e këtyre vendeve në rrugën e tyre drejt të ardhmes evropiane”, tha Janevi.

Lidhur me Republikën e Maqedonisë së Veriut, ka shtuar si, fakt është se në vitin 2017 kemi nënshkruar marrëveshje për fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim. Pohimet tona si shtet janë, shtoi ai, se ajo nuk i përmbush këto detyrime.

Kryeministri Stefan Janev ka thënë se pozita bullgare është e njohur, e qartë me të ashtuquajturën pesë plus një pikë.

“Kjo është skema në të cilën mund të vazhdojnë bisedimet dhe shpresojmë në qëllimin e mirë të kolegëve tanë të Maqedonisë së Veriut që të arrihet ky dialog i domosdoshëm, të tejkalohen dallimet që të caktohet datë për konferencën e parë ndërqeveritare dhe të fillojnë negociatat e këtij vendi me BE-në”, shtoi ai.