Aleanca për Shqiptarët fillon fushatën për heqjen e 20% nga Kushtetuta dhe definimin e gjuhës shqipe

Shpërndaje

Lideri i ASH-së, Ziadin Sela pas takimit me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, u prononcua për media dhe theksin e vëndoi tek Gjuha Shqipe. Ai tha se gjatë hapjes së Kushtetutës do të insistojë në ndryshimin e definicionit të gjuhës shqipe.

Menjëherë pas kësaj deklarate të z. Sela, ASH dhe aktivistët e saj filluan fushatën për heqjen e 20% nga Kushtetuta dhe definimin e Gjuhës Shqipe.

Rikujtojmë se pas shtetësisë, ky është një tjetër premtim i ASH-së.