Dështon koncerti i Bilall Kasamit në Tetovë, e turpëruan edhe familjen Jashari (Foto)

Shpërndaje

Ka dështuar koncerti për nderë të familjes Jashari në Tetovë i organizuar nga Bilall Kasami. Siç shihen në foto në koncertin e Bilall Kasamit, janë disa fëmijë dhe shumica e kryesisë së BESËS. Tetovarët nuk u mashtruan të ndjekin koncertin, pasi Bilall Kasami sot shpalli “Qytetar Nderi” Rifat Jasharin i cili nuk kishte të drejttë ligjore, duke keqpërdorur edhe Bacën Rifat edhe familjen Jashari për hirë të zgjedhjve që do të mbahen në Gusht të këtij viti.

Edhe pse koncerti ishte i thirrur nga Bilall Kasami, tetovarët nuk ju përgjigjen thirrjes, pasi nuk lejojnë që të keqpërdoren figurat kombëtare për interesa politike të ulëta.

Ndryshe pas shpalljes së bacës Rifat si “Qytetar Nderi” në Tetovë në formë jashtëligjore, disa nga avokatët maqedonas kanë nisur procedurë të ngirtur për të prishur këtë vendim të Bilall Kasamit.

Kjo mund të jetë edhe një lojë e fëlliqur e Bilall Kasamit nëse Inspektorati i Vetqeverisjes Lokale ia merr çmimin “Qytetar Nderi” Rifat Jasharit do të mundohet që të kritikojë Qeverinë për lojra politike edhe pse Kasami vet e ka shkelur ligjin njejtë si ne Gjimnazin “Kiril Pejçinoviç” që shkakroi drejtoreshën e më pas Ministria e rikthehu në vendin e duhur pasi ai kishte shkelur procedurat ligjore gjatë shkarkimit.