Greva e LSM-së vazhdon! S’ka rritje prej 2,806 denarëve për 138.000 punëtorë

Shpërndaje

–Dorëheqje, dorëheqje, dorëheqje!

“U falënderoj të gjithë deputetëve jopopullorë që thanë JO rritjes së rrogave të punëtorëve. Do t’i lexoj emrat e tyre publikisht: Marija Georgievska, Daniella Markovska, Dime Velkovski, Marija Koçovska, Kole Çakarliev, Arta Bilalli-Zendeli, Bajrami Kadrija dhe Panço Minov i cili nuk votoi dhe nuk deshi t’u ndihmojë punëtorëve. Kurrë më deputetë, kurrë më zëri i punëtorëve, dorëheqje menjëherë!”, deklaroi Darko Dimovski, kryetar i LSM-së.

138.000 të punësuar në sektorin publik nuk do të kenë rritje rrogash prej 2.806 denarëve, gjë për të cilën Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë disa muaj me radhë zhvillonte negociata me përfaqësuesit e Qeverisë, ku u ishte premtuar se kërkesa e tyre do të realizohet. LSM-ja kërkoi dorëheqje nga ministri i Financave, Fatmir Besimi, i cili, siç thonë, nuk pati guxim që të marrë pjesë në debatin e sotëm, por e dërgoi zëvendësin e tij, Filip Nikollovskin për të gënjyer.

“Greva vazhdon. Do të mblidhet Bordi i Grevistëve, do të shkojmë më tej. Është hapur marrëveshja e përgjithshme kolektive për sektorin publik. Besoj se kryeministri do të ketë mirëkuptim për kërkesat tona, nuk do të jetë si këta prapa nesh nga partia e tij dhe se do të dalë në ndihmë për ekzistencën e punëtorit”, tha Darko Dimovski, kryetar i LSM-së.

-Çdo ditë i ndjekim të gjitha rritjet, duke filluar nga derivatet, rryma dhe shpenzimet e tjera për jetë. LSM-ja është duke përpiluar shportën e konsumatorit dhe të dhënat flasin se nuk mjafton.

-Jam jurist në sektorin e shëndetësisë.
-Kur keni marrë rritje për herë të fundit?
-Në janar, edhe atë 5%.

Në disa takime që LSM-ja i realizoi me ministren e Punës dhe Politikës Sociale, ajo u shpjegoi se duhet të ketë rritje graduale, sistematike dhe afatgjate ose një metodologji të re, por çmimet e produkteve dhe shërbimeve lëvizin me ritëm të shpejtë dhe rrogat nuk mund ta ndjekin këtë tendencë.