Kovaçevski nga Brukseli: Sot është ditë historike për ne

Shpërndaje

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski ka mbajtur fjalimin e tij në konferencën e parë ndërqeveritare me Bashkimin Evropian.

Ai ka thënë se me këtë konferencë ndërqeveritare, Maqedonia e Veriut fillon fazën e fundit të rrugës së saj drejt anëtarësimin e plotë në BE.

Sipas tij, sot është një ditë historike për Maqedoninë e Veriut, e shumëpritur dhe e merituar.

“Sot është ditë historike për ne, e shumë pritur dhe e merituar. Pas 17 vitesh po hedhim hapin kyç në rrugën e realizimit, ëndrra jonë shumëvjeçare e gjeneratave për të cilën shumica dërrmuese e qytetarëve, dhjetëra krerë tanë të shtetit, përfaqësues politikë, sektori civil, akademik dhe shkencor, biznesmenë, gazetarë dhe punonjës të medias dhe mijëra nëpunës civilë, punuan me përkushtim për shumë vite”, tha ai.