Kroacia vendos çmime tavan, kaq do të shiten nafta e benzina në dy javët e ardhshme

Shpërndaje

Qeveria e Kroacisë ka marrë vendim që të vendos çmimet maksimale për produktet e naftës dhe derivateve të saj.

Sipas vendimit për dy javët e ardhshme në këtë shtet, benzina mund të shitet me çmim 1.73 euro, ndërkaq nafta me 1.79, raporton AlJazeera.

Me këto çmime tavan, nafta ka shënuar rënie prej 4.7 centë, ndërkaq benzina prej 6.4.