LIVE/ Konferenca e parë Ndërqeveritare, KE: Shqipëria duhet të zbatojë reformat dhe të çojë përpara progresin

Shpërndaje

Ka nisur këtë të martë Konferenca e Parë Ndërqeveritare në Bruksel, mes Shqipërisë, RMV dhe BE.

Një moment ky i rëndësishëm për qytetarët shqiptarë sa i përket liberalizimit të vizave.

“Negociatat përfshijnë metodologjinë e zgjerimit që ka fokus më të fortë lidhur me reformat. Shqipëria duhet të zbatojë të gjitha reformat. Duke pasur parasysh rëndësinë e procesi dhe reformat e nënvizuara do të ketë kohë të mjaftueshme për të parë rëndësinë e zbatimi. Këshilli i bën thirrje Shqipërisë që të çojë më tej progresin e arritur”, ka thënë ai, duke shtuar zgjerimi është pjesë e grupeve fondamentale që janë kryesore dhe esenciale për këtë proces të zgjerimit. Shqipëria duhet të fuqizojë marrëdhëniet me vendet fqinje dhe mirëpresim faktin që është pajtueshmëri të plotë me politikat e BE. BE dhe Shqipëria do të vijojnë bashkëbisedimin për t’i sjellë qytetarët më pranë njërit-tjetrit.

“Është parashikuar të vijojë edhe një tryezë ne nivelin teknik që do të drejtohet nga Zef Mazi sa i përket çështjeve të zbatimit të ligjit. Konferenca që me gjasë mund të zgjasë rreth dy orë, për të vijuar më pas me një konferencë për shtyp rreth orë 15:00.”, raportoi më herët gazetari Ergys Gjençaj.