Miratohet faza e parë e protokolleve për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO

Shpërndaje

Komisioni për Politikë të Jashtme në Kuvend i dha dritën jeshile fazës së parë të ratifikimit të protokolleve për Mbretërinë e Suedisë dhe Republikës së Finlandës për anëtarësim në NATO.

Gjatë diskutimit deputetët përshëndetën vendimin e dyja vendeve për zgjerimin e NATO-s duke shtuar se bashkëngjitja e tyre në organizatën ushtarako-politike përmirëson dukshëm arkitekturën e sigurisë në Evropë.

Ndryshe, miratimi i dyja protokolleve pritet të bëhet të mërkurën.