Momenti kur tre persona nga Fieri arrestohen për vjedhje nëpër dyqane (Video)

Shpërndaje

Tre persona janë arrestuar ditën e sotme në Fier nën akuzën e disa vjedhjeve në dyqanet e qytetit.

Personat u arrestuan në lagjen “8 shkurti”, Fier, në një banesë që ata e kishin marrë me qira. Mësohet se të rinjtë kishin rreth 4 vite që jetonin aty.

Ata akuzohen se kanë vjedhur shuma parash në disa dyqane rrobash, një dyqan ushqimore dhe vjedhjen e fundit e kanë bërë sot në një dyqan celularësh.

Ndërkohë policia po bën kqyrjen e banesës ku të arrestuarit kanë qëndruar këto vite.