Murati, përmbushet edhe një zotim: Fillon skema ‘Qeveria për Familjet’

Shpërndaje

Përmbushet edhe një zotim: Fillon skema ‘Qeveria për Familjet’
Nga sot fillon zbatimi i edhe një zotimi të Qeverisë Kurti, ajo e skemës ‘Qeveria për Familjet’ që synon punësimin afatgjatë të punëkërkuesit që nuk kanë asnjë anëtar të familjes të punësuar.
Kushtet për aplikim nga punëkërkuesit:
· T’i përkasin grup moshës 18-64 vjeçare;
· Të mos kenë asnjë anëtar të familjes të punësuar;
· Të jenë të regjistruar si të papunë/ punëkërkues në Agjencinë e Punësimit (APRK).
Kushtet për aplikim nga punëdhënësit;
· Bizneset të jenë të regjistruara dhe aktive në Administratën Tatimore të Kosovës;
· OJQ-të të jenë të regjistruara dhe aktive në Ministrinë e Punëve të Brendshme.
Mënyra e subvencionimit:
· Kompenzimi për punëdhënësin: 70% e pagës bruto (maksimumi 300 euro subvencionim nga Qeveria për punëtor);
· Personat e angazhuar përmes kësaj skeme nuk duhet të përbëjnë më shumë se 30% të stafit ekzistues të biznesit.
ℹ Për më shumë detaje ju lutem shihni vegëzat e mëposhtme: https://mf.rks-gov.net/…/A68EB2C7-DEB3-4351-99C5…
https://mf.rks-gov.net/…/9FA91A69-EAEA-4D20-BEC9…
Për ndihmë dhe informata në procesin e aplikimit drejtohuni në Zyren e Punësimit të komunës suaj. Adresën e Zyres së Punësimit në komunën tuaj, mund ta gjeni në faqen e APRK-së: https://aprk.rks-gov.net/Content/Agency/Index