Murati prezanton skemën për punësimin e qytetarëve mbajtës të familjes

Shpërndaje

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka treguar detaje mbi skemën e re të Qeverisë për punësimin e qytetarëve mbajtës të familjes.

Skema parasheh që të subvencionohen 70% të gjitha bizneset që punësojnë punëtorë që mbajnë familjen.

Ai ka thënë se do t’i publikojnë kriteret dhe thirrjet për këtë përfitim.

“Njëri nga kriteret është se kompanitë nuk mund të punësojnë më shume sesa 30% e stafit ekzistues, për t’u regjistruar për këtë përfitim duhet të regjistrohen në Agjencinë e Punës dhe të sjellin kopje certifikatën e bizneset, letërnjoftimin e pronarit dhe listën e punëtorëve të punësuar aktualisht nga kompania. Mbajtësit e familjes duhet të jenë të moshës së punës, të mos kenë asnjë anëtar të punësuar dhe të regjistrohen si të papunësuar në agjencinë e punës rajonale, dhe të sjellin letërnjoftimin dhe të tregojnë në cilët fusha mund të punojnë”, ka thënë Murati në një konferencë për media.

Sipas Muratit, ky projekt vjen si pasim i pakos së ringjalljes ekonomike dhe se parasheh të minimizojë numrin e të papunësuarve.