Sela dhe Taravari takojnë Shaip Kamberin, i premtojnë mbështetje vëllazërore

Shpërndaje

Kryetari dhe nënkryetari i ASH-së, Ziadin Sela dhe Arben Taravari kanë takuar sot në Gostivar, deputetin e Luginës në Parlamentin se Serbisë, Shaip Kamberi.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Kamberi në rrjetet sociale.

“Takova sot në Gostivar kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, z.Ziadin Sela. Falenderova z.Sela për përkrahjen që i ka dhënë Listës sonë në betejën tonë për përfaqësim. Bashkëbiseduam për kërkesat legjitime të shqiptarëve të Luginës dhe vlerësuam bashkërisht rëndësinë e koordinimit politik. Bashkë me z. Sela, takova edhe kryetarin e Gostivarit, z.Taravari dhe deputetin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, z. Snopçe”, shkruan Kamberi.

Ndërkohë, nënkryetarii ASH-së, Arben Taravari shkuan se gjatë takimit z. Kamberi i kanë premtuar mbështetje vëllazërore.

“Me z. Shaip Kamberi, deputetin e Luginës së Preshevës në Kuvendin e Serbisë, u takuam sot në Gostivar. E pritëm së bashku me kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, z. Ziadin Sela dhe deputetin z. Halil Snopçe, ku diskutuam për përfaqësimin e tij që u bënë shqiptarëve të Luginës në pralamentin se Serbisë dhe guximin e tij pët t’i dalë në mbrojtje kuazës shqiptare atje. E uruam dhe përgëzuam në mandatin e ri duke i premtura se sa herë të ketë nevojë do të mund të llogaris në mbështetjen tonë vëllazërore”, shkruan Taravari në rrjetet sociale.

Postimi i Ziadin Salës:

Një takim vëllazëror me deputetin e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, z.Shaip Kamberi.

Bashkë me nënkryetarin, Arben Taravari dhe deputetin Halil Snopçe, e uruam për fitoren e mandatit në një betejë të pabarabartë dhe me shumë presion që karakterizoi zgjedhjet e fundit. Ashtu si deri më tani, edhe në të ardhmen deputeti Shaip Kamberi dhe gjithë shqiptarët e Luginës do të kenë mbështetjen tonë vëllazërore në betejat e tyre politike për liri, të drejta të barabarta dhe zhvillim të rajonit dhe popullatës shqiptare në Luginë.

Postimi i Arben Taravarit:

Me z. Shaip Kamberi, deputetin e Luginës së Preshevës në Kuvendin e Serbisë, u takuam sot në Gostivar.

E pritëm së bashku me kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, z. Ziadin Sela dhe deputetin z. Halil Snopçe, ku diskutuam për përfaqësimin e tij që u bënë shqiptarëve të Luginës në parlamentin e Serbisë dhe guximin e tij pët t’i dalë në mbrojtje kauzes shqiptare atje.

E uruam dhe përgëzuam për mandatin e ri duke i premturar se sa herë të ketë nevojë do të mund të llogaris në mbështetjen tonë vëllazërore.