Snopçe: Me mospranimin e asnjë amandamenti infrastrukturor për Pollogun, pushteti vazhdon me diskriminimin e këtij regjioni
Qeveria anashkalon komunat e Pollogut dhe nuk pranon asnjë amendament të opozitës shqiptare për komunat e këtij rajoni, ka akuzuar deputeti i ASH-së, Halil Snopçe, gjatë debatit që u zhvillua për rishikimin e buxhetit, përcjell in7
Ai tha se Gostivarit, Vrapçishtit dhe Tetovës nuk u është pranuar asnjë projekt për kanalizime dhe projekte infrastrukturore edhe pse Qeverua kishte premtuar 100 miljon euro vetëm për kanalizime. Ai tha se BDI dhe shumica parlamentar anashkalon Pollogun vetëm për inate ndaj opozitës shqiptare.
“Kur erdhi kjo Qeveri e kryeministrit Zaev premtoi 500 kilometër kanalizim me 100 miljon euro. Kur erdhi zotëri Kovaçevski e uli pak tha 360 kilometra. Unë këtu propozoj amendamente për rajonin e Pollogut, për Gostivarin, propozova për Vrapçishtin, kishik propozim të kolegëve për Komunën e Tetovës. Ti kur nuk pranon asnjë amendament për kanalizim dhe ujësjellës, për komunat e Pollogut parashtrohet pyetja ku do ti investosh ato 100 miljon euro, ku do ti bësh ato 500 kilometër kanalizime?”, tha Snopçe.