Ahmeti: Ky korridor do të ndikojë drejtpërsëdrejti në ekonominë dhe zhvillimin e vendit

Shpërndaje

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, gjatë fjalimit të tij në hedhjen e gurthemelit për korridorin 8 tha se ky projekt është i një rëndësie të veçantë.

“Të bësh më të mirë jetën e njerëzve, të bësh më të mirë lëvizjen e tyre, të përparosh dhe të ndikosh drejtpërsëdrejti në ekonominë dhe zhvillimin e vendit, dhe mbi gjitha të lidhesh ura dhe brigje, një Ballkan të tërë, është punë e ndritshme, që do të shërbej drejtpërsëdrejti në lidhje edhe më të forta të miqësive, në lidhje më të forta të ekonomike ekonomive, në dinamik të jetës së njerëzve. Kjo është mrekullia”, tha Ali Ahmeti.