Artan Grubi i drejtohet Ali Ahmetit: Bac u kry, kryetar u kry!

Shpërndaje

Zv/kryeministri i parë, Artan Grubi në hedhjen e gurthemelit për korridorin 8 dhe 10D, tha se sot ai dëshiron vetëm të falëndeorj personat të cilët kanë mundësuar nisjen e këtij projekti.
“Sot vetëm dua të ju falënderoj. Të filloj nga z.Kovaçevski, ish kryeministrin Zaev, gjithë deputetët, kryetarët e komunave për përkrahjen, të gjithë anëtarët e komitetit në qeveri, Ndërmarrjen për Rrugët Shtetërore, Ambasadën e SHBA-ve dhe jam shumë krenar që Bechtel Enka do të ndërtoj këtë projekt madhor. Më së shumti falënderoj një njeri që na dha ëndrrën e tij dhe na mundësoi ta realizoj, Bac u kry, kryetar u kry!”, tha Grubi.