Sondazhi i Institutit Amerikan: Kurti politikani më i besueshëm në Kosovë, Osmani e dyta

Shpërndaje

Sipas rezultateve të publikuara nga sondazhi për Ballkanin Perëndimor për vitin 2022 në kuadër të projektit të institutit amerikan “Instituti Republikan Ndërkombëtar” (IRI), Albin Kurti është politikani më i besueshëm në Kosovë.

Në listën prej dhjetë politikanëve më të pëlqyer, sipas sondazhit, janë: kryeministri Kurti, presidentja Osmani, ish-presidenti Thaçi, kryetari i Kuvendit Konjufca, ish-kryetari i Kuvendit Veseli kryetarët e partive opozitare dhe kryetari i Komunës së Mitrovicës.

Kryeministri Albin Kurti, sipas matjeve të institutit amerikan, është më i pëlqyeri në Kosovë me 28%.

Presidentja Vjosa Osmani ka mbështetjen e 15% të respodentëve që kanë marrë pjesë në sondazh.

Dy ish-kryetarët e PDK-së, Thaçi e Veseli, pasojnë në vendet 3 dhe 4.

Kadri Veseli (9%) befasisht qëndron me 2 pikë para ish-presidentit Hashim Thaçi.

Lideri i LDK-s Lumir Abdixhiku është në vendin e pestë me 6% të mbështetjes qytetare.

Ramush Haradinaj dhe Glauk Konjufca kanë marrë mbështetje nga 6% e qytetarëve.

3% e qytetarëve të anketuar kanë deklaruar se kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi është politikani më i besueshëm në Kosovë.

Fatmir Limaj dhe Bedri Hamza kanë marrë përkrahje nga 2% e qytetarëve.

27% e qytetarëve që i janë përgjigjur sondazhit kanë deklaruar se asnjëri prej politikanëve të lartëcekur nuk janë të besueshëm.

Derisa 16% prej 1,520 respodentëve të anketuar nuk e dinë cili është më i besueshëm apo kanë refuzuar të japin përgjigje në këtë pyetje.

Metodologjia e sondazhit

Sondazhi është realizuar në kuadër të qendrës së institutit “Center for Insights in Survey Research” nga Ipsos Stregic Marketing, nga 30 dhjetori e deri me 20 shkurt.

Të dhënat janë mbledhur me metodën e intervistimit të qytetarëve në shtëpitë e tyre.