Rajoni

Abazoviq për vrasjen në Cetinje: Një tragjedi të tillë nuk e mban në mend Mali i Zi

Shpërndaje

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka thënë se vrasja në Cetinjë është një tragjedi që nuk e kujton Mali i Zi, raporton Vijesti.

Abazoviq ju ka bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë pranë familjarëve të viktimave.

“U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Malit të Zi që të jenë me familjet e viktimave të pafajshme, të afërmit e tyre, miqtë dhe të gjithë qytetarët e Cetinjës” – ka thënë Abazoviq në Telegram.

Ka shkuar në 11 numri i të vdekurve dhe gjashtë të tjerë mbetën të plagosur nga vrasja në Cetinje të Malit të Zi.

Kështu kanë konfirmuar Drejtoria e Policisë për televizionin shtetëror të Malit të Zi – RTCG, duke shtuar në mesin e të plagosurve është edhe një pjesëtar i policisë.

Sipas RTCG, tragjedisë i ka paraprirë një konflikt familjar, pas së cilës sulmuesi ka qëlluar rastësisht kalimtarët në rrugë. I njëjti ka qëlluar edhe në drejtim të policisë dhe gjatë përleshjes ka mbetur i vrarë.