Burri tenton të mbysë gruan në shatërvan, futen kalimtarët për ta ndaluar dhe përfundojnë në grushta

Shpërndaje

Një video me përmbajtje të rëndë është duke bërë xhiro në internet, teksa një burrë në Spanjë tenton ta mbys një grua në një shatërvan publik në një park në Valencia.

Gruaja shpëtohet nga disa kalimtarë të cilët sulmojnë burrin 52-vjeçar, shkruan Dailymail, transmeton Klankosova.tv.

Burri në pamjet e filmuara duket se është në gjendje të dehur teksa nuk ia lëshon flokët gruas dhe dëshiron të mbys në ujë.

Sulmuesi më në fund lëshon flokët e gruas kur dy kalimetarët e godasin me grushte dhe e rrëzojnë atë.

Në një përpjekje të përbashkët, dy burrat trima arrijnë ta detyrojnë burrin të largohet nga gruaja dhe ta ndihmojnë atë të arratiset.

Viktima u trajtua për goditjet që mori teksa burri tentoi ta mbyste, ndërsa sulmuesi i saj kishte një vetull dhe mollëza të qarë.

Personi u arrestua nga Policia Kombëtare për tentativë vrasje, teksa emri i tij nuk u publikua.

Më poshtë mund të shihni pamjet e rënda nga i gjithë incidenti: