Aksident i rëndë trafiku në rrugën Kërçovë-Gostivar, një person mbetet i vdekur (Foto)

Shpërndaje

Një person ka vdekur nga aksidenti mëngjesin e sotëm në magjistralen Kërçovë-Gostivar.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 06:30 në kryqëzimin “Tajmishka” mes një kamioni “Man” me targa të Gostivarit, të drejtuar nga 56-vjeçari L.S. dhe një veture “Hjundai”, me targa të Shkupit.

Siç informon SPB-Ohër, në aksident ka vdekur shoferi i veturës “Hjundai”, ndërsa është lënduar edhe një bashkudhëtare në të njëjtën veturë, me iniciale R.K.(42) nga Shkupi.