Aksident në Kërçovë, dy gra ndërrojnë jetë në vendngjarje

Shpërndaje

Dy gra kanë ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti në rrugën magjistrale në Zajaz të Kërçovës.

Viktimat janë nga Tetova. Njëra ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes ndërsa tjetra në autoambulancë, rrugës për spital.

Vetura e tipit Golf 4 me targa të Tetovës është përplasur me një furgon të tipit “Mercedes”.