Aksident i rëndë trafiku në Turqi, 16 të vdekur dhe 21 të lënduar (Foto/Video)

Shpërndaje

16 persona kanë vdekur dhe 21 të tjerë kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku në provincën juglindore të Gaziantep të Turqisë.

Një autobus me rrotulluar teksa goditi një veturë të zjarrfikësve dhe një veturë të një agjencie lajmesh, shkruan Anadolu.

Në mesin e të vdekurve janë tre zjarrfikës, katër punonjës shëndetësorë dhe gazetarët e agjencisë së lajmeve IHA.

Guvernatori i Gaziantepit, Davut Gul, u tha gazetarëve se aksidenti ndodhi rreth orës 10:45 të mëngjesit dhe se të gjithë të lënduarit janë dërguar në spital.

Sipas Guvernatorit të Gaziantepit, në mesin e të vdekurve janë tre zjarrfikës, 2 personel shëndetësor dhe dy gazetarë.

Pas aksidentit janë publikuar edhe pamjet nga bartja e trupave të viktimave, ku në vendin e ngjarjes shihet edhe ambulanca e një numër i madh i njerëzve që po u dalin në ndihmë të lënduarve.

Pamjet më poshtë: